Ky është moti për sot
30 nëntor 2019
| 09:49
Në Kosovë sot do të ketë kushte për reshje lokale shiu.
Në fushat termike do të ketë luhatje, duke bërë që dita e shtune të regjistroj vlera të ulëta, krahasuar me ditët paraprake.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.