
Ky është moti për sot
28 shtator 2018
| 08:34
Temperaturat minimale gjatë ditës në Kosovë do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë celsius.
Shtypja atmosferike do të shënojë zbritje por jo nën vlerat e normales.
“Në shumë territore të rrafshit të Kosovës edhe për nesër parashihet të formohet brymë, si rezultat i kthjellimeve dhe proceseve tjera fizike që ushtrohen në shtresat e ulëta të troposferës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, është bërë me dije në njoftimin e Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.