Ky është moti për sot dhe nesër
20 mars 2019
| 10:10
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
“Vranësirat më të theksuara paraqiten në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore, por nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, ka bërë me dije IHMK-ja.