Ky është moti për sot dhe nesër
29 mars 2019
| 08:48
Sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se shtypja atmosferike do të vazhdojë të mbetet mbi vlerat e normales.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s.