Ky është moti për të premten
31 janar 2019
| 23:00
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat do t’i takojnë stadit të mesëm të troposferës.
“Në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të ndjeshme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Tutje, nga njoftimi i IHMK-së, thuhet se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.