Ky është numri i civilëve të vrarë në Ukrainë

25 mars 2022 | 15:27

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha se ka konfirmuar të paktën 1 081 civilë të vdekur dhe 1 707 të plagosur në Ukrainë që prej se Rusia nisi pushtimin e vendit.

Kjo zyre ka thënë se numri real i viktimave konsiderohet të jetë më i lartë.

Monitoruesit janë duke punuar për të verifikuar raportimet për vdekje të tjera në zonat ku ka luftime të ashpra, përfshirë rajonin e Donjeckut, ku gjendet qyteti i Mariupolit, ka bërë me dije OKB-ja.

OKB-ja ka theksuar se numri i vdekjeve që ka konfirmuar është më i ulët sesa ai që raporton Ukraina, për shkak se Zyra për të Drejtat e Njeriut me vështirësi po merr informacione nga zonat më të goditura nga lufta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…