Ky është numri i gjashtë i “Akademisë”
Ka dalë nga shtypi numri i gjashtë i revistës për kulturë, gjuhë dhe media, “Akademia”, botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni”. Në këtë numër prej 600 faqesh janë botuar intervista, ese, studime, recensione, tregime, poezi dhe një dramë.
Pas parathënies shkruar nga redaksia e revistës, fillon intervista me akademik Ali Aliun, më pas vijojnë intervistat e fragmentuara të Umberto Ekos dhënë disa mediave italiane, angleze, amerikane, gjermane etj.
Për këtë numër të revistës kanë shkruar: Ridvan Dibra, Xhevdet Bajraj, Agron Shala, Salajdin Salihu, Adem Gashi, Viktor Canosinaj, Rrahman Paçarizi, Qemal Murati, Gëzim Aliu, Adil Olluri, Lulzim Tafa, Ahmet Selmani, Berat Armagedoni, Sadik Krasniqi, Elida Rusta, Shkelzen Halimi, Shpëtim Selmani, Medina Mehmeti, Hajdin Morina, Fahredin Shehu, Lulëzim Etemaj, Vaid Hyzoti, Demir Gjergji, Grigor Jovani, Leonora Buçinca, Petraq Risto, Nurie Emrullai, Albin Mehmeti, Andreas Dushi, Ardit Mehmetaj, Kaltrina Pacolli. Ndërkaq, kanë përkthyer tekste të 52 autorëve botërorë: Fadil Bajraj, Agron Shala, Salajdin Salihu, Fahredin Spahija, Zija Çela, Leonora Buçinca, Verjon Fasho, Jahja Honduzi, Iliaz Bobaj, Shkelzen Halimi, Fatijona Bajraj, Flurans Ilia.
Numri i shtatë i revistës, sipas kalendarit të saj të publikimit një herë në katër muaj, do të botohet në muajin dhjetor.