![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/SPITALI-PEJE.png)
Ky është numri i pacientëve me Covid që po trajtohen në Spitalin e Pejës
25 janar 2021
| 08:58
58 pacientë të infektuar me Covid-119 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
31 prej tyre janë në oksigjenoterapi, ndërsa 8 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Kurse një pacient është në respirator (CPAP).
“58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 31 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 564 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, pacientë dhe nga këta 50 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.