
Ky është numri i pacientëve me Covid të shtrirë në QKUK dhe spitale
Është duke vazhduar të bie numri i pacientëve që janë duke kërkuar spitalizim në klinikat Covid-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Sipas raportit të ShSKUK-së, në trajtim mjekësor janë 883 pacientë, prej tyre 734 me oksigjeno-terapi dhe 55 në gjendje të rënduar shëndetësore, në trajtim intensiv.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 94 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 77 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 78 pacientë
Mjekimi Intensiv Covid-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Spitali i Prizrenit, 123 pacientë
Spitali i Gjakovës, 71 pacientë
Spitali i Pejës, 148 pacientë
Spitali i Gjilanit, 70 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë
Spitali i Ferizajt, 58 pacientë