Ky është numri i pacientëve me Covid të shtrirë në spitalet e Kosovës

15 prill 2021 | 12:02

Duke u bazuar në raportin e punës për ditën e sotme, në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 829 pacientë.

QKUK-ja ka njoftuar se 684 pacientë të shtrirë në spitale janë të konfirmuar me Covid-19, 41 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 656 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 348 pacientë:

295 të konfirmuar me Sars Cov-2

19 në gjendje të rënduar

297 me oksigjenoterapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 114 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 66 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 51 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë

Mjekimi Intensiv-Covid, 21 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 481 pacientë:

389 të konfirmuar pozitivë

22 në gjendje të rënduar shëndetësore

359 me oksigjenoterapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 109 pacientë

Spitali i Gjakovës, 67 pacientë

Spitali i Pejës, 93 pacientë

Spitali i Gjilanit, 81 pacientë

Spitali i Ferizajt, 64 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord të fillojnë përfundimin e…