Ky është numri i pacientëve me Covid të shtrirë në spitalet e Kosovës

26 nëntor 2021 | 13:43

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 48 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19, në klinikat e QKUK-së për Covid dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit, 13 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19, teksa 35 të tjera janë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të  Kosovës në trajtim janë 48 pacientë, 13 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 35 të tjerë post-covid, pra pasi kanë kaluar Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive,7  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-Covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1  pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, e preferon kalimin te…