Ky është numri i përgjithshëm i të shëruarve nga Covid-19 në Kosovë
18 qershor 2020
| 21:19
Nga data 08 shkurt deri më 18 qershor në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 20.206 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.916 raste.
Sot janë shëruar pesë pacientë nga Covid-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave shkon në 973.
“Sot më 18 qershor 2020, janë shëruar 5 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 973 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
(V.Z / Epoka e re)