Ky është numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër Covidit në Kosovë
01 korrik 2021
| 15:12
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër Covidit mbi 8 mijë e 500 persona.
Ndërsa në total, sipas MSh-së numri i të vaksinuarve ka shkuar mbi 189 mijë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 8 517 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189 006 doza të vaksinës. Deri më sot 45 015 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.