Ky është numri i qytetarëve të Dragashit që mund të votojnë me postë
25 nëntor 2021
| 16:19
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmit Elezi, ka treguar se numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është 1 090.
Ai ka deklaruar për gazetën “Epoka e re”, se të drejtë vote kanë vetëm ata qytetarët që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik-18 gusht 2021.
“Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021. Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090”, ka deklaruar Elezi.
Sot Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që të përsëritet procesi i votimit me postë për komunën e Dragashit.