Ky është numri i rasteve aktive me Covid

01 tetor 2021 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 2 559 raste aktive me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona, janë paraqitur 42 raste pozitive me Covid dhe janë shëruar 409 persona.

“Nga 3 472 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 409 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154 600. Në total numri i rasteve aktive është 2 559”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…