Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

04 tetor 2021 | 15:06

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 2 mijë e 44 raste aktive me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një person, janë paraqitur 7 raste të reja dhe janë shëruar 199 persona edhe 199 persona.

“Nga 1 515 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 199 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155 194. Në total numri i rasteve aktive është 2 044”, ka njoftuar MSh-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…