![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/IKSHPK-covid-koronavirus-ne-kosove.jpg)
Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë
06 tetor 2021
| 15:05
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 1 mijë e 737 raste aktive me Covid.
Kjo ministri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur vetëm një person nga Covidi, si dhe janë paraqitur 41 raste të reja me koronavirus.
“Nga 2 777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160 279. Në total numri i rasteve aktive është 1 737”, ka njoftuar MSh-ja.