Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

31 tetor 2021 | 15:21

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga koronavirusi dhe 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas njoftimit të ministrisë, numri i rasteve aktive me Covid në vend është 439.

“Nga 2.138 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346. Në total numri i rasteve aktive është 439”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Sundimi i Demokracisë në Kosovë(SDK) ka organizuar aktivitet për…