![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/Koronavirus-Covid-19-QKUK-600x360-1.jpg)
Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë
21 nëntor 2021
| 15:10
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 7 infektime të reja me koronavirus.
Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar ndonjë rast i vdekjes nga Covid-19.
Sipas ministrisë, në total numri i rasteve aktive është 326. “Nga 1.524 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.698. Në total numri i rasteve aktive është 326”, është thënë në njoftimin e ministrisë.