Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

10 janar 2022 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 1 780 raste aktive me Covid -19.

Kjo ministri ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë paraqitur 236 raste të reja me Covid.

“Nga 8 460 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 142. Në total numri i rasteve aktive është 1 780”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…