Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

18 janar 2022 | 15:12

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 5 mijë e 678 raste aktive me Covid.

Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person dhe janë paraqitur 720 raste të reja me Covid.

Nga 4 785 testime, 720 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar  1 rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 909. Në total numri i rasteve aktive është 5 678”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand…