Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

28 janar 2022 | 15:07

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe mbi 31 mijë raste aktive me Covid.

Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur katër persona dhe janë paraqitur mbi 3 mijë e 600 raste të reja me Covid.

“Nga 13.928 testime, 3.617 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.  Sot janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294. Në total numri i rasteve aktive është 31.021”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…