Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

23 shkurt 2022 | 15:06

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë mbi 3 mijë raste aktive me Covid.

Kjo ministri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre persona dhe janë raportuar 257 raste të reja me koronavirus.

“Nga 2 840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219 502. Në total numri i rasteve aktive është 3 057”, ka njoftuar MSh-ja.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës i është rikthyer fitoreve në Superligë, pasi…