Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

27 mars 2022 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 659 raste aktive me Covid.

Kjo ministri ka njoftuar se  gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 37 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 32 persona.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë vetëm 98 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.247 doza të vaksinës. Deri më sot 820.011 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.780 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1.325 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.572. Në total numri i rasteve aktive është 659”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…