Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë
20 prill 2022
| 15:10
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 436 raste aktive me Covid.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 raste pozitive me Covid si dhe janë shëruar 33 persona.
“Nga 1.011 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.328. Në total numri i rasteve aktive është 436”, ka njoftuar MSh-ja.