Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë
03 maj 2022
| 15:10
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 414 raste aktive me Covid.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar të martën se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar vetëm katër raste të reja me Covid.
“Nga 335 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.546. Në total numri i rasteve aktive është 414”, ka njoftuar MSh-ja.
Katër raste të reja me Covid dhe asnjë i vaksinuar në 24 orët e fundit