Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

20 shtator 2021 | 15:10

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 8 903 raste aktive me Covid.

Kjo ministri ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë gjashtë persona dhe janë paraqitur vetëm 48 raste të reja.

Sipas MSh-së, gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar nga Covidi mbi 900 qytetarë.

“Nga 2 319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147 347. Në total numri i rasteve aktive është 8.903”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…