Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

08 prill 2021 | 15:30

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri i rasteve aktive në Kosovë është 14 120.

Sipas IKShPK-së, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 viktima nga Covid-19, 871 raste të reja dhe janë shëruar 642 pacientë.

“Numri total i rasteve pozitive është 96.212 raste nga 462.166 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.960 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 642 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.132 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.120”, ka njoftuar instituti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shqipëri janë zhbllokuar fluturimet esenciale për ditën e enjte,…