Ky është numri i rasteve të reja me Covid

06 dhjetor 2021 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur katër raste të reja me Covid dhe janë shëruar tetë persona.

“Nga 1 817 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 836.  Në total numri i rasteve aktive është 318”, ka njoftuar MSh-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e…