Ky është numri i rasteve të reja me Covid në Kosovë
14 korrik 2021
| 15:01
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë person nga Covidi në Kosovë.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur vetëm 12 raste të reja me Covid.
“Nga 1 421 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 509. Në total numri i rasteve aktive është 106”, ka njoftuar MSh-ja.