Ky është numri i të arrestuarve për fajde në Pejë, sekuestrohet pasuri e madhe

22 shkurt 2022 | 10:47

Prokuroria Themelore e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, pas një aksioni të zhvilluar sot e cila ka qenë e koordinuar me Policinë e Kosovës, konkretisht me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar.

Bëhet e ditur se nga Policia e Kosovës janë arrestuar mbi 15 persona për veprën penale “fajdeja”, gjithashtu është sekuestruar edhe pasuri e madhe.

Nga prokuroria nuk janë deklaruar pasi po presin konferencën në orën 15:00 për të dhënë detaje.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga  Prokuroria Themelore  në Pejë , lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me  Policinë  e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar),  ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jiri Welsch, ambasador i Junior NBA dhe ish basketbollist i…