Ky është numri i të shëruarve nga Covid-19 në Kosovë
13 tetor 2020
| 15:15
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKShPK) ka bërë me dije se në 24 orët e fundit 37 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Në njoftimin për medie, IKShPK-ja ka njoftuar se deri me tani numri i të shëruarve në Kosovë është 14 405. “Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 37 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.405 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.291”, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Sipas IKShPK-së, në 24 orët e fundit, një person ka vdekur dhe janë shënuar 98 raste të reja të infektimit me koronavirus.