Ky është numri i të shëruarve nga Covid-19 në Prishtinë
23 qershor 2020
| 00:08
18 raste të reja janë paraqitur në Komunën e Prishtinës. Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin ka thënë se në këtë komunë është duke u zvogëluar numri i të infektuarve ku rrjedhimisht edhe raste të kontaktit do të ketë më pak.
Gashi thotë se gjatë ditës së djeshme në Komunën e Prishtinës janë shëruar edhe 12 pacientë të tjerë ku numri total i të shëruarve ka shkuar në 86.
Numri i rasteve të përgjithshme me koronavirus në Prishtinë ka shkuar në 410.