![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/Vaksinimi-3.jpg)
Ky është numri i të vaksinuarave gjatë 24 orëve të fundit
11 tetor 2021
| 15:04
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 9 mijë 795 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës. Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.