
Ky është numri i të vaksinuarve gjatë 24 orëve të fundit
12 janar 2022
| 15:05
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë dhënë 3 mijë e 189 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 701 091 doza të vaksinës. Deri më sot 792 605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 22 871 doza përforcuese dhe 2 127 doza të treta të vaksinës kundër Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.