Ky është numri i të vaksinuarve kundër Covidit në 24 orët e fundit
29 maj 2022
| 14:08
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë vetëm 25 vaksina kundër Covidit.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 25 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.983 doza të vaksinës. Deri më sot 823.036 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.