Ky është numri i të vaksinuarve kundër Covidit në Kosovë

02 korrik 2021 | 15:14

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër Covidi  mbi 9 500 qytetarë.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të vaksinuarve sipas MSh-së ka shkuar në 196 mijë e 829.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196.829 doza të vaksinës. Deri më sot 47 141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Toni Kroos është tërhequr zyrtarisht nga Kombëtarja e Gjermanisë. Mesfushori…