Ky është numri i të vaksinuarve kundër Covidit në Kosovë

12 korrik 2021 | 15:02

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër Covidit 6 mijë e 361 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në 260 mijë e 955.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës. Deri më sot 67 578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…