Ky është numri i veteranëve të UÇK-së që kanë marrë pensione gjatë muajit shtator

25 tetor 2022 | 12:54

Gjatë muajit shtator 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 mijë e 169 familje me gjithsej 95 mijë e 478 anëtar. Po ashtu nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës kanë përfituar 13 mijë e 148 si dhe nga skema për veteranët e luftës kanë përfituar 36 mijë e 780 persona.

Në raportin më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) është thënë se nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 140 mijë e 800 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 mijë e 456 përfitues, dhe nga skema për pensionet familjare janë 3 mijë e 311 përfitues.

Nga skema për pensioneve invalidore kanë përfituar 61 përfitues, nga skema për pensionet e Trepçës 1 mijë e 803, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës 1 mijë e 267, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës 677, nga skema e kompensimeve për personat e verbër 1 mijë e 823, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara 18 mijë e 998 dhe nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik 2 mijë e 537.  Gjithashtu nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 mijë e 776 familje.

Sipas ASK-së gjatë muajit shtator 2022 janë braktisur 2 fëmijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konkursi Miss Sri Lanka është zhvilluar në South Beach, Nju…