Ky është numri i veteranëve të UÇK-së që marrin pension
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të premten “Statistikat e mirëqenies sociale”.
Sipas publikimit të ASK-së, gjatë muajit maj 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 mijë e 482 familje me 100 mijë e 608 anëtarë.
Po ashtu, ASK-ja ka njoftuar se gjatë këtij muaj nga skema sociale kanë përfituar mbi 36 mijë veteranë të UÇK-së.
“Nga skemat pensionale rezulton se nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 149 794 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 975 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3 372 përfitues, nga skema për pensionet invalidore janë 64 përfitues, nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 899 përfitues, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 249 përfitues, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 657 përfitues, nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 776 përfitues, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 081 përfitues, nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 277 përfitues- nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 213 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 36 907 përfitues”, ka njoftuar ASK-ja.
Dokumentin e plotë të ASK-së mund ta lexoni: KËTU