Ky është opsioni i ri i “WhatsApp”

08 nëntor 2020 | 12:56

Nga muaji i ardhshëm, “WhatsApp” do të vijë për përdoruesit me një risi. Mesazhet që keni dërguar do të fshihen vetë, 7 ditë pas dërgimit në një chat të caktuar. Shërbimi i mesazheve në pronësi të “Facebook” tha se kjo e re për aplikacionin vjen për ta bërë bashkëbisedimin më privat.

Mendojmë se njerëzit do të jenë më të qetë nëse e dinë se diçka që kanë shkruar dikur, nuk do të jetë më aty, tha një zëdhënës i “WhatsApp”. Kështu, “WhatsApp” do t’i ngjajë pak më shumë “Snapchat”-it, platformës nga e cila “Facebook” është frymëzuar edhe në të shkuarën, duke përfshirë këtu edhe futjen e “Instagram Stories”.

Gjithashtu, kompania konfirmoi kjo risi mund të aktivizohet vetë nga përdoruesit, ndërsa në grupe do të jetë admin-i ai që e ka në dorë aktivizimin ose jo të risisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari”, në Prishtinë, të dielën…