Ky është orari i ndeshjes Gjilani – Liepaja
Klubi i futbollit, Gjilani ka bërë të ditur se ndeshjen e parë në kuadër të raundit të parë në Ligën e Konferencës do ta zhvillojë si vendas, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo për shkak se gjatë shortit të UEFA-s, tri skuadrat që garojnë nga Kosova në Ligën e Konferencës, janë shortuar të gjitha ndeshjen kthyese ta zhvillojnë si vendas, teksa kjo ka paraqitur problem për ekipet e Kosovës, pasi mungon infrastruktura.
Në Kosovë është vetëm stadiumi i Prishtinës, “Fadil Vokrri” që plotëson kriteret e UEFA-s.
Dhe për këtë ekipet nga Kosova kanë bërë kërkesë në UEFA, derisa siç shihet në vendimin e tyre, është skuadra e Gjilanit që do ta ndërrojë orarin.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 7 Korrik me fillim nga ora 20.00, ndërkohë ndeshja kthyese do të luhet më 14 Korrik në stadiumin “Daugava” në Liepaja të Letonisë.
Ndryshe, në këtë garë garojnë edhe Drita dhe Llapi.
Njoftimin e plotë nga SC Gjilani:
Ndeshja e parë më 7 korrik në “Fadil Vokrri”, kthyesja më 14 korrik në “Daugava” stadium të Letonisë.
Football Klub Liepaja është kundërshtari i Sport Club Gjilani në rundin e parë të UEFA Conference League.
Klubi është formuar në vitin 2014 dhe ka pasur jo pak suksese në kampionatin e Letonisë, duke fituar dy herë kupën e vendit dhe një herë janë kurorëzuar me titullin kampion.
Nga edicioni 2016/17 janë pjesëmarrës të rregullt në garat ndërkombëtare, duke luajtur në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës, dhe tani të Ligës së Konferencës