Ky është orari për të ngrënë ushqim në Kuzhinën Popullore në kryeqytet
10 janar 2019
| 13:49
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar për orarin e rregullt të ushqimit në Kuzhinën Popullore në kryeqytet për qytetarët në nevojë.
Nga java e ardhshme, Kuzhina Popullore me orar të rregullt, sipas kalendarit të mëposhtëm:
Të hënën në Dardani
Ora 18:00, shkolla “Xhemail Mustafa”
Të martën në Kodër të Trimave
Ora 18:00, shkolla “Zenel Hajdini”
Të mërkurën në Dodonë
Ora 18:00, shkolla “Elena Gjika”
Të enjten në Kolovicë
Ora 18:00, shkolla “Xhavit Ahmeti”
Të premten në Kodër të Diellit
Ora 18:00, shkolla “Iliria”
Të shtunën në Hajvali
Ora 18:00, shkolla “Shkëndija”
Të dielën në Medrese
Ora 18:00, shkolla “Emin Duraku”
Për më shumë solidaritet, dhe mirëqenie!