Ky është orari i provimeve pranuese në UP

08 korrik 2018 | 17:37

Në mbledhjen e fundit të Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është marrë vendimi për hapjen e afatit për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor.

Konkursi për pranimin e studentëve do të jetë i hapur nga 9 deri më 17 korrik, ndërsa provimet pranuese do të mbahet më 19 korrik.

Orari i provimeve sipas fakulteteve:

Fakulteti Filozofik më datë 19.07.2018 në ora 09:00

Fakulteti Filologjisë më datë 20.07.2018 në ora 09:00

Fakulteti Juridik më datë 19.07.2018 në ora 09:00

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës më datë 19.07.2018, fillon në ora 09:00 -15:00

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike më datë 19.07.2018, fillon në ora 15:30 -17:30

Fakulteti i Arteve të Bukura më datë 19.07.2018 dhe 20.07.2018, në ora 09:00

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës më datë 19.07.2018, në ora 09:00

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike më datë 20.07.2018, fillon në ora 09:00 –11:00

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit më datë 19.07.2018 dhe 20.07.2018, në ora 08:00

Fakulteti i Edukimit më datë 20.07.2018, në ora 09:00

Fakulteti i SHMN-në më datë 19.07.2018, në ora 09:00

Fakulteti Ekonomik më datë 20.07.2018, në ora 09:00

Fakulteti i Mjekësisë më datë 07.2018 duke filluar nga ora 09:00

Në njoftim e UP-së është thënë se të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta posedojnë letërnjoftimin, pa të cilin nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.

Në kohën e mbajtjes së provimit pranues do të ndalohet edhe përdorimi i telefonave celularë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, në…