Ky është padiskutim një bashkëpunim që e keni pritur pafund nga Luizi …

10 gusht 2023 | 11:28

Gjatë kohës kur Luizi gjendej brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Flori ka treguar hapur se ka qënë një ndër mbështetësit e tij në atë format.

Pasi u shpall fituesi i “BBV2”, Luizi ka qënë tepër i angazhuar me projekte të ndryshme si edhe me koncerte të shumta.

Por duket se më në fund, Luizi ka vendosur të “bjerë” në duar e një prej kompozitorëve më të talentuar në Shqipëri dhe bëhet fjalë për Flori Mumajesin.

Ka qënë një postim i bërë në profilin e Instagramit të Luizit, ai që ka ngritur dyshimet se një projekt i ri muzikor po vjen mes dyshes.

Në foton e postur shihen dy duar duke i rënë pianos dhe sipas fansave dhe një prej faqeve që mbështët Luizin, @luizkryefjalanew, bëhët fjalë për dy artistët mjaft të dashur të publikut shqiptar, Flori dhe Luizi.

Nuk është ende e qartë se për çfarë po punon dyshja, por një gjë është e sigurt, një bashkëpunim mes tyre po pritet me padurim…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Gjilan…