Ky është parashikimi i Behxhet Shalës për zgjedhjet e 14 shkurtit

03 shkurt 2021 | 17:23

Analisti politik, Behxhet Shala, ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas parashikimit të tij, Vetëvendosja do t’i fitojë 38 për qind të votave, ndërsa PDK-ja dhe LDK-ja do të sillën në mes të 20 dhe 23 përqindëshit.

Më tutje, ai ka prognozuar se AAK-ja do t’i fitojë 10 për qind të votave, ndërsa Nisma Socialdemokrate sipas tij është në teh të pragut zgjedhor prej 5 për qind.

“Askush nuk po e vë në dyshim fitoren e LV-së. Unë aktualisht i jap 38 % të votave. Për vend të dytë do të bëjnë garë PDK-ja dhe LDK-ja. Votat e tyre do të sillen prej 20-23 % për parti. AAK-ja realisht do të duhej të sigurojë 10 % të votave, kurse Nisma është në teh të pragut. LV-ja po luan në kartën e epërsisë psikologjike përmes një presioni dhe agresiviteti që nuk është parë, që nga përfundimi i luftës. Albin Kurti po sillet sikur Dalaj Lama. Tmerrësisht po i injoron dhe fyen subjektet e tjera politike. Ka ofruar një listë më makiaveliste se ta kishte bërë vetë Nikola Makiaveli. Vetëm për të fituar sa më shumë vota dhe duke shpërfillur të gjitha parimet e mëparshme. Në mënyrë flagrante e dhunoi idenë e bashkimit kombëtar. Nëse i fiton votat që po i japin sondazhet dhe nëse sillet me shpërfillje ndaj opozitës, përveç se do të dëmtohet demokracia, do të vendoset një autokraci e tipit të Aleksandar Vuçiqit. Besoj se Albini do të ndërrojë qasje pas zgjedhjeve. Kam përshtypje se Albini më shumë po bëhet gati për zgjedhje të reja se për konsolidim të pushtetit”.

“Opozita e ardhshme me asgjë nuk duhet ta pengojë Albin Kurtin për ardhjen në pushtet nëse i siguron votat sepse vetëm sa do ta forcojë më shumë. Me qasjen që e ka sot Albin Kurti, me Vjosa Osmanin, si bartëse e listës së LV-së, pas një viti do ta ketë një opozitë e cila nuk do ta lë të qetë as kur do të flejë. Albin Kurti duhet të përcaktohet, o me Listën Serbe, o me një subjekt politik shqiptar, me vota të qëndrueshme. E shohim si do të shkojnë punët. Personalisht nuk jam i sigurt se lista e Albin Kurtit do ta stabilizojë shtetin e Kosovës. Mendoj pikërisht të kundërtën. Uroj të gaboj në këto parashikime sepse Kosova është interes mbi interes të një individi, cilidoqoftë ai”, ka prognozuar Shala në një opinion të botuar në gazetën “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rapsodi i njohur Rifat Berisha vazhdon të jetë mjaftë aktiv…