Ky është parashikimi i motit për ditët e fundit të këtij viti
“Prishtina Weather” ka njoftuar se javën e fundit të vitit do të ketë mot stabil, kryesisht me diell e ultësirave mjegull apo vranësira të ulëta.
“Qetësitë dominojnë gjatë kësaj jave. Herë-herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Të premten frynë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi 3-7m/s. Shtypja atmosferike në rritje dhe mbetet e lartë mbi vlera normale”, ka njoftuar “Prishtina Weather”.
Njoftimi i plotë:
25.12 – Kryesisht me diell dhe butë. Në mëngjes ultësirave mundësi për mjegull.
26.12 – Në mëngjes ultësirave mjegull. Ditën kryesisht me diell e butë.
27.12 – Kryesisht me diell. Ultësirave mjegull që mund të mbetet edhe gjatë ditës.
28.12 – Kthjellët dhe me diell. Ultësirave mjegulla mund të mbetet edhe gjatë ditës.
29.12 – Pas mëngjesit me mjegull ultësirave, ditën kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
Qetësitë dominojnë gjatë kësaj jave. Herë-herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Të premten frynë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi 3-7m/s.
Shtypja atmosferike në rritje dhe mbetet e lartë mbi vlera normale.