Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
13 janar 2022
| 16:57
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.
“Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike. Kjo situatë barike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë. Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, ka njoftuar IHK-ja.