Ky është parashikimi i motit për dy ditët në vijim
18 maj 2020
| 21:33
Gjatë ditëve në vijim pritet të mbajë mot jostabil i karakterizuar me vranësira dhe reshje lokale shiu, transmeton Prishtina Weather.
“Pas motit të nxehtë që mbretëroj ditëve të fundit, në ditët e ardhshme mbi vend do të depërtojnë fusha të paqëndrueshme nga një ciklon mesdhetar i cili gradualisht po i afrohet rajonit tonë. Parashihet të mbajë mot jostabil, kryesisht me vranësira e priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Varësisht nga fuqia e shtrëngatave, reshjet mund të jenë më intenzive, e lokalisht mund të bie edhe breshër”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather. (A. M / Epoka e re).