Ky është parashikimi i motit për fundjavë në Kosovë
19 janar 2024
| 16:10
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka paralajmëruar mot të paqëndrueshëm për fundjavë.
Sipas IHK-së, nesër ( e shtunë) do të bie borë, ndërsa pasnesër (e diel) moti do të jetë me diell.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes – 1 deri1 gradë celsius, Ndërsa të dielën moti do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës -1 deri 1”, ka njoftuar IHK-ja.